Site icon Telegrafi

Blerando: Nuk kam puthur kurrë një shqiptare

Tre banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Mirdoni, Ardi dhe Blerandon kanë lënë anash debatet e ndodhura në shtëpinë e famshme duke folur rreth tema të ndryshme.

Ata kanë treguar për eksperiencat e tyre të para të puthjes dhe marrëdhënieve seksuale, duke i kthyer situatat në humor.

Teksa u pyet për përjetimin e puthjes së parë, Blerando befasoi me përgjigje duke thënë se asnjëherë nuk ka puthur një vajzë shqiptare.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Unë kurrë nuk e kam puthë ndonjë shqiptare. Këtë e konstatova një ditë, se kurrë s’e kam pasur ndonjë lidhje me ndonjë shqiptare”, tha Blerando.

Lexo po ashtu Situata me Bucin, Santiana 'shpërthen' sërish në lot

Kujtojmë që Ardi dhe Mirdoni janë banorët më të fundit që u bën pjesë e BBVK dhe llogariten si një konkurrent i vetëm.

Në të njëjtën kohë me ta pjesë e shtëpisë së famshme u bë edhe një tjetër banore nga Shqipëria, Miss Rose. /Telegrafi/

Exit mobile version