Bleona Qereti këto ditë ka qenë aktive me publikimin e disa fotografive në rrjetet sociale që vënë në pah dukjen e saj.
Gjatë të dielës, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka sjellë një pozë nga pishina, ku shfaqet me bikini të zeza.
Ditë më parë, ajo e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar nga shtrati duke e mbuluar fizikun e saj.
Një tjetër imazh i saji që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime, është paraqitja e këngëtares e mbuluar vetëm me peshqirë.
“I Don’t Need Your Love” është një prej këngëve që është pritur mirë nga fansat e Bleonës, ndërsa në një intervistë për Telegrafin, këngëtarja është shprehur e kënaqur me atë projekt.
“Jam shumë e lumtur për atë këngë. Marr çdo ditë mesazhe dhe përgëzime për atë projekt që është shumë i rëndësishëm për mua. ‘I Don’t Need Your Love’ ishte edhe debutimi im i parë si regjisore e këngës dhe ‘Monster’ debutimi i dytë. Uroj që publiku të pëlqejë konceptin që kam unë për videot”, kishte thënë ajo.
Gjatë muajit janar, Bleona solli versionin e saj të hitit italian “Su di noi” që është pëlqyer shumë. Ndërsa në videon që e ka shoqëruar këngën, ajo është shfaqur në poza mjaft joshëse. /Telegrafi/