Telegrafi

Bleona me veshje transparente rrëmben vëmendjen në Javën e Modës në Paris

Foto: Bleona/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, është në përgatitje e sipër të projektit të saj më të ri muzikor, “Haters”.

Kënga do të publikohet së shpejta, ndërsa Bleona vazhdon të jetë shumë aktive për fansat e saj që e ndjekin në rrjetet sociale.

Të shumta janë rastet kur ajo ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe paraqitjet provokuese.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, Qereti ndau me ndjekësit në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive veshur me një kostum transparent në Javën e Modës në Paris.

Këngëtarja vuri në pah linjat atraktive trupore, ndërsa i la pak vend imagjinatës me këtë paraqitje.

“Ti ndoshta viziton të njëjtat vende ku unë shkoj…por kjo nuk do të thotë se ti je në rrethin tim”, shkroi Qereti në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Komplimentet nga ana e fansave nuk munguan në hapësirën për komente. /Telegrafi/