Telegrafi

Bleona Qerreti realizon fotosesion e zhveshur në ‘Hollywood Walk of Fame”

Bleona Qerreti (Foto: Instagram/bleona)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qerreti njihet për stilin e veçantë gjatë paraqitjeve të saj.

Që një kohë të gjatë, ajo po jeton dhe vepron në Amerikë, ku edhe po korr sukses me disa projekte të realizuara me ekipe ndërkombëtare.

Sidoqoftë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo është parë e zhveshur, ndërsa po realizonte një fotosesion.

Bukuroshja brune është shfaqur në ‘Hollywood Walk of Fame’, teksa hiqe xhaketën me të cilën kishte mbuluar pjesët e zhveshura.

“Plagosje në krye të detyrës. Po tani që nuk të kam këtu, kush do më veshe e zhveshë mua”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit, duke etiketuar stilistin e saj.

Ajo ka marrë vëmendje të madhe nga fansat e saj, të cilët po e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme. /Telegrafi/