Site icon Telegrafi

Bleona Qereti si Irina Shayk dhe Adriana Lima (Foto)

Ajo mund të jetë femra më e guximshme që njohim, por me sa duket, edhe të zhveshurit Bleona Qereti po e imiton nga dikush.

Në fakt, janë disa personazhet që këngëtarja shqiptare thuajse ka kopjuar deri në detaje flokësh, fustanesh dhe patjetër pozash.

Supermodelet Naomi Campbell, Irina Shayk dhe Adriana Lima, duken se janë dubluar në mënyrë të përsosur nga 36-vjeçarja shqiptare, e cila ndoshta nuk duhet fajësuar pasi prapa këtyre shkrepjeve qëndron i njëjti autor, transmeton lapsi.

Fotografi Vincent Peters është emri që ka realizuar fotot me yjet e pasarelave botërore, të cilit më pas, të njëjtat poza i janë kërkuar edhe nga Bleona. Miqësia e këngëtares shqiptare dhe fotografit gjerman është e njohur. Ata kanë bashkëpunuar për këtë set fotografik në Ibiza, më shumë se një vit më parë.

Exit mobile version