Telegrafi

Bleona Qereti: Femrat janë si qeset e çajit, kurrë s’mund ta dish sa të fuqishme janë pa i futur në ujë të nxehtë

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, është e njohur për fotografitë e shumta që ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Sot (e premte), ajo ka vendosur që me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, t’i bëjë një urim të gjitha femrave në mbarë botën.

Bleona ka ndarë me ndjekësit e saj një imazh provokues, ku shfaqet e veshur me bikini të kuqe.

Ajo ka vënë në pah linjat atraktive, teksa në mbishkrimin e saj shkruan një thënie dedikuar gruas.

“Një grua është si një qese çaji, ti nuk mund të tregosh se sa e fuqishme ajo është, deri sa ta fusësh në ujë të nxehtë…Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të gruas të gjitha grave në botë”, ka shkruar Qereti.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj kanë qenë të shumta, duke i uruar edhe asaj këtë citë.

Bleona përndryshe po shijon ende sukseset e dy projekteve të saj muzikore që i solli vitin e kaluar, ndërsa pritet që shumë shpejt të sjellë për fansat këngën e saj më të re. /Telegrafi/