Telegrafi

Bleona publikon imazhe tjera atraktive nga xhirimet e klipit

Bleona në xhirimet e klipit (Foto: Instagram/bleona)

“Haters” është titulli i këngës më të re të Bleona Qeretit që e ka paralajmëruar tash e një kohë, ndërsa do ta publikojë të dielën.

Këngëtarja shqiptare që po ndërton karrierë ndërkombëtare këto ditë ka publikuar pamje nga xhirimet e klipit duke i paralajmëruar fansat se çfarë të presin.

Pas publikimit të një videoje, Bleona i ka shpërndarë edhe disa fotografi nga një skenë e xhiruar në kuzhinë.

Lexo po ashtu Pllakë ari në pjatën e saj për drekë, Bleona Qereti do të vijë ekstravagante në klipin e ri "Haters"

“Duke i testuar aftësitë e mia të amvisës”, është përshkrimi që këngëtarja ua ka vënë këtyre fotografive.

Ajo shfaqet mjaft atraktive me kostum të zi, me pjesën e gjoksit të hapur duke ngacmuar imagjinatën. /Telegrafi/