Site icon Telegrafi

Bleona në kërkim të burrit: Duhet të jetë shqiptar dhe me trup të mirë

Bleona Qerreti jo vetëm që nuk është e dashura e deputetit siç u pretendua në fillim, por madje është në kërkim të një të dashuri.

Këngëtarja aktualisht është beqare, ashtu që të interesuarit mund “të konkurrojnë” për postin e partnerit të ardhshëm.

“Kandidatët duhet të jenë edhe pak të palestruar, pasi nuk pranohen me bark”, ka thënë Bleona me shaka gjatë spektaklit X-Factor.

Madje duke e vazhduar batutën ajo hapi edhe një televotim për këtë konkurrim, transmeton Shekulli.

Nga ana tjetër, këngëtarja edhe pse ka disa kohë që është ndarë nga i dashuri i saj Gani Bardha, duket se ende nuk e ka harruar.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e kujtoi atë duke i postuar një shishe verë shqiptare, që mbante mbiemrin e tij.

Pas ndarjes Qerreti deklaroi se me të do të mbeteshin miq dhe duket se kështu ka ndodhur. /Telegrafi/

Exit mobile version