Megjithëse pak kush e kishte besuar në fillim, këngëtarja shqiptare Bleona Qereti më në fund po sheh rezultatet e mëdha të punës disa vjeçare.
Ajo ia arriti të ngjitet në majat e muzikës ndërkombëtare aty ku kishte synuar të ishte prej kohësh, transmeton Telegrafi.
Së fundmi Bleona u rendit në vendin e katërt në top dhjetëshen e këngëve më të mira në MTV Italia.
Përmes rrjeteve sociale ajo vazhdimisht informon ndjekësit e saj për sukseset e panumërta që po arrinë me “Take you over”, duke u shprehur edhe vetë e habitur. /Telegrafi/