Gazetari i njohur, Bledi Mane, u largua nga Big Brother VIP Albania të martën (22 shkurt).
Ai ishte në nominim me Kiarën dhe Luizin, ndërsa u largua nga gara vullnetarisht në mënyrë që të mos e ndante çiftin.
Pas daljes nga BBVA, ai ka dhënë një intervistë për “Wake Up”, ku ka folur më shumë rreth eksperiencës, situatave brenda e po ashtu edhe për banorët.
Teksa u pyet për Kristin, ai theksoi se është një kopje e shëmtuar e babait të tij dhe njihet për këtë.
“Kristi është një kopje e shëmtuar e babait të vet. Ia kam thënë gjithmonë në sy dhe nuk ka identitet. Do të thotë, njerëzit jashtë thonë djali i Bertit, vajza e Sabianit. Kristi e ka shtyrë me këto paktet, herë majtas herë djathtas dhe nuk ka qenë aq i dukshëm sa të nominohet”, u shpreh Mane.
I njëjti ndërkaq u cilësua si një lojtar i fortë, i cili mori vëmendje edhe për pak ditë sa ishte brenda.
Si shënjestër nga jashtë e kishte Luizin, por tha se nuk mund ta ngacmonte më shumë pasi ishte kërcënuar nga fansat e tij jashtë. /Telegrafi/