Në spektaklin e sontëm ( e martë) të Big brother VIP Albania ka ndodhur zhvillime të tjera që në nisje të tij.
Gazetari Bledi Mane i cili është i nominuar bashkë me çiftin Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ka bërë një deklaratë të papritur.
Ai tha se pa pritur rezultatin nga votat e publikut dëshiron që me vullnetin e tij të largohet nga shtëpia e famshme dhe këtë e ka konsideruar si një befasi për Kiarën.
“Është një befasi që i kushtohet një dashurie që ngjizi në këtë shtëpi dhe unë nuk dua të bëhem sebep ndarje, pa pritur rezultatin nuk ka rëndësi nëse largohem ose qëndroj, unë pranoj me vullnet të plotë që të largohem, një shtëpi pa Kiaren do të degradonte në sjelljen e lojtarëve, kur ta shihni të nevojshme unë këtë dhuratë e bëjë për Kiarën, për të ulur gjakra unë deklarojë sot daljen”, u shpreh Bledi.
“Unë deklaroj me vullnet të plotë që do të largohem nga kjo shtëpi dhe jam i kënaqur që pavarësisht televotimit, unë dua Kiarën në shtëpi sepse ajo i duhet jo vetëm marrëdhënie, por një shtëpi pa Kiarën do të degradonte në sjlljen e lojtarëve, një shtëpi me Bledin do kishte më shumë irnoni dhe më pak mëshirë për ta”, ka thënë ndër tjera Mane.
E zënë në befasi, Kiara në anën tjetër u shpreh se nuk e priste një gjë të tillë dhe se sipas saj situata nuk do të degradonte edhe nëse ajo largohet, ndërkohë Luizi gjithashtu doli kundër kësaj dhe ka kërkuar që Bledi të heq dorë nga kjo deklaratë.
Mbetet të shihet nëse kërkesa e tij do të pranohet nga ana e produksionit apo eliminim do të ndodhë sipas votave të publikut. /Telegrafi/