Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka vazhduar me deklaratat e tij të forta kundrejt konkurrentit të këtij formati televiziv, Blero.
Mane e ka thumbuar Bleron duke thënë se “nuk po tregohet i sinqertë”, kur bëhet fjalë për mendimet e banorëve të shfaqur në video material.
“Blero po gënjen, s’po tregohet i sinqertë. Nuk i kanë bërë përshtypje opinionet e banorëve, ndërkohë ka mbajtur fjalim 20 minuta. Njeriu kur nuk i bëjnë përshtypje është indiferent, por kjo tregon të kundërtën”, ka thënë Mane pos tjerash.
“Ne e vumë në lëvizje, se Blero po flinte, ai dhe Blerot e tjerë aty brenda”, u shpreh më tutje Mane. /Telegrafi/