“Lema” mban titullin bashkëpunimi më i ri ndërmjet Blastës dhe Adelina Berishës që është lansuar me videklip.
Për muzikën dhe tekstin janë kujdesur Filloreta Raçi – Fifi dhe Blasta.
Si gjithmonë, Adelina është kujdesur që të vijë atraktive në këtë video muzikore.
Projekti është prodhim i Max Production i incizuar nga Apollo Max Audio.
Kjo nuk është hera e parë që këta dy këngëtarë sjellin duet për fansat e tyre.
Adelina Berisha dhe Blasta kishin bashkëpunuar edhe në vitin 2014, në këngën “Diçka më shumë” që po ashtu e sollën me videoklip.
Videoja muzikore e asaj kënge që ishte prodhim i Genc Prelvukajt dhe Black Fish Entertainment, numëron 8.7 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/