Telegrafi

Blake Shelton dëshiron të humbasë peshë para se të martohet me Gwen Stefani

Foto: Getty Images

Blake Shelton është duke u munduar të humbasë peshën e tij të tepërt që e fitoi gjatë karantinës.

Këngëtari 44 vjeçar i zhanrit ‘country’ u hap në lidhje me qëllimin e tij para martesor në një episod të fundit të “Party Barn Radio” në Apple Music me Luke Bryan.

Të enjten, Shelton theksoi se dëshiron të humbasë disa kilogramë para se të martohet me partneren e tij, Gwen Stefani.

“Ndihem sikur duhet të them katër kilogramë, unë duhet ta bëj atë”, i tha ai Bryan. “Unë nuk mund t’i zhgënjej njerëzit”.

“Unë kam rregulluar të gjitha pasqyrat në shtëpi, kështu që ato duken sikur po bëni një ‘selfie’ nga lart, sepse unë nuk mund të qëndroj as të shoh veten në pasqyrë”, bëri shaka Shelton.

Lexo po ashtu Gwen Stefani dhe Blake Shelton planifikojnë të martohen në vitin 2021

“Kështu që, unë i kam riorganizuar këndshëm poshtë, duke më shikuar lart, kur po shikoj nga lart duket se nuk është aq keq”.

Blake dhe Gwen (Getty Images)

Në shtator, Blake zbuloi se ka fituar më shumë peshë gjatë izolimit, kohës së kaluar në karantinë.

Pavarësisht kilogramëve, ai tha se është i sigurt që Stefani do të martohet me të. /Telegrafi/