Reperët e njohur Blake dhe Rina Balaj kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.
“Jumanji” titullohet kënga që i ka bërë bashkë dyshen, në këtë projekt veror dhe plot ritëm.
Kënga është punuar nga Majorizm dhe Zzap dhe Chriss, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur vet dyshja.
Klipi i këngës është mjaft interesant dhe me skena verore, teksa si në çdo paraqitje tjetër, Rina edhe këtë herë është dukur mjaft atraktive.
Ana vizuale e projektit muzikor i është besuar produksionit FilmNation.
Dy rap-artistët vazhdojnë të jenë shumë të angazhuar me prurje të reja në muzikë, por edhe koncerte të shumta. /Telegrafi/