Telegrafi

BKT Superliga vazhdon në mesjavë me xhiron e shtatë, përballje mjaftë interesante

BKT Superliga e Kosovës në futboll nuk pushon, pasi në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së shtatë.

Në program janë tri sfida për ditën e mërkure dhe dy të tjera që do të zhvillohen të enjten.

Ndeshja kryesore e ditës së mërkurë do të jetë ajo në Gjilan, ku Gjilani pret Llapin e fundit në tabelë.

Interesant është edhe takimi mes Drenicës dhe Malishevës, derisa Ballkani pret Feronikelin.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina do të përballet me Ulpianën ditën e enjte.

Ndërkohë sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë mes Dukagjinit dhe Dritës.

/Telegrafi/

BKT Superliga e Kosovës – Xhiro e shtatë

E mërkure

Gjilani – Llapi
Drenica – Malisheva
Ballkani – Feronikeli

E enjte

Dukagjini – Drita
Prishtina – Ulpiana