Site icon Telegrafi

Bjellorusia thotë se do të dërgojë aeroplanë dhe pajisje ushtarake në kufirin me Ukrainën

Bjellorusia pretendon se ka dërguar më shumë trupa, aeroplanë dhe armatime në kufirin e saj me Ukrainën.

Ky është hapi i fundit pasi presidenti Alexander Lukashenko tha se ai vendosi pothuajse një të tretën e forcave të armatosura të vendit të tij në rajon – një deklaratë që Ukraina tha se ishte e rreme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Grupi është rritur ndjeshëm dhe për momentin ata janë në detyrë në kufijtë jugorë të vendit tonë”, tha komandanti i forcave ajrore bjelloruse, gjeneralmajor Andrei Lukyanovich për transmetuesin shtetëror CTV.

Ai shtoi se Bjellorusia, një aleat kryesor rus, po priste më shumë dërgesa të aeroplanëve ushtarakë nga Moska këtë vit dhe po forconte sistemet e saj anti-drone.

Në anën tjetër, Ukraina i quajti deklaratat e fundit të Lukashenkos “retorikë” që synojnë të kënaqin Vladimir Putinin.

Lexo po ashtu Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk i tregoi askujt për sulmin në Kursk të Rusisë

Ndërkohë sulmi i Ukrainës në rajonin e Kursk do të thotë se Rusia nuk është gati për të zhvilluar bisedime paqeje për momentin, ka thënë një ndihmës i Vladimir Putin.

Moska nuk po tërheq propozimet e saj të mëparshme të paqes, por pushtimi në Kursk do të thotë se mbajtja e bisedimeve të paqes tani do të ishte “e papërshtatshme”, tha Yuri Ushakov në një deklaratë video të transmetuar nga gazeta SHOT.

Putin tha në qershor se Rusia do t’i jepte fund luftës në Ukrainë vetëm nëse Kievi pranon të heqë ambiciet e tij për NATO-n dhe të dorëzojë katër provinca të pretenduara nga Moska.

Kievi e refuzoi me shpejtësi ofertën, me një këshilltar presidencial ukrainas duke thënë javën e kaluar se pushtimi i Kurskut kërkohej për të bindur Moskën të fillonte bisedimet e paqes “të drejta”.

Mykhailo Podolyak tha se Ukraina nuk kishte asnjë interes për të pushtuar Kursk, por duhej të detyronte Rusinë të fillonte bisedimet me kushtet e Kievit. /Telegrafi/

Exit mobile version