Biznesmeni më i pasur rus Vladimir Potanin, ka porositur autoritetet ruse që të mos lejojnë që shteti rus të kthehet në kohën e Revolucionit të Tetorit të vitit 1917.
Potanin, që është pronar i kompanisë Norilsk Nickel (NILSY), i ka bërë këto komente pasi është bërë e ditur se ekziston mundësia që Rusia të konfiskojë prona të kompanive që janë tërhequr nga ky vend, si rezultat i agresionit rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Ai i ka bërë thirrje autoriteteve të jenë të kujdesshme.
“Fillimisht kjo do të na rikthente 100 vite pas, në vitin 1917, dhe pasojat e një lëvizje të tillë do të rrezikonin mosbesimin e investitorëve nga tëra bota. Do të zgjaste me dekada”, ka vlerësuar Potanin.
CNN duke iu referuar Bloombergut, ka raportuar se pasuria e Potaninit është 22.5 miliardë dollarë, pavarësisht që këtë vit ka humbur një të katërtën e pasurisë për shkak të rënies së vlerës në treg të NILSY. /Telegrafi/