Site icon Telegrafi

Bizhuteritë më të shtrenjta të yjeve në ‘Oscars 2020’

Pavarësisht se a morën në shtëpi një statujë të artë apo jo, të dielën ishte e qartë që të gjithë yjet në “Oscars” dukeshin si fitues pasi arritën në Akademinë e ndarjes së çmimeve, duke rrëmbyer vëmendje me disa nga aksesorët më të shtrenjtë që mund t’i gjeni vetëm në tapetin e kuq të kësaj ceremonie.

Charlize Theron, Scarlett Johansson, Zazie Beetz dhe Gal Gadot ishin vetëm disa të famshëm që kishin në mbi një milion dollarë bizhuteri.

Theron mahniti qilimin e kuq në fustanin e saj të zi Dior, por pamja e saj e thjeshtë kapi mbi pesë milionë dollarë vetëm nga varësja, së bashku me Johansson e cila gjithashtu kishte bizhuteri diamanti në vlerë prej një milion dollarësh.

Scarlett Johansson

Scharlett Johansson (Foto: Getty Images/Guliver)

Scarlett Johansson: Johansson kombinoi fustanin e saj ngjyrë gri me vathë diamanti dhe një byzylyk diamanti të vendosur në ar të bardhë nga Forevermark me vlerë 2.5 milionë dollarë.

Gal Gadot

Gal Gadot (Foto: Getty Images/Guliver)

Gal Gadot: Aktorja e “Wonder Woman” kishte vënë një gjerdan me vlerë dy milionë dollarë që përmbante shtatë rruaza smerald, katërmbëdhjetë diamante dardhë dhe 32 diamante të rrumbullakëta të gjitha të vendosura në platin.

Idina Menzel

Idina Menzel (Foto: Getty Images/Guliver)

Idina Menzel: Këngëtarja e “Frozen 2” ishte një mbretëreshë në tapetin e kuq, me një gjerdan nga Harry Winston, i cili me 60.3 karat, vlerësohej të ishte me vlerë mbi një milion dollarë.

Mindy Kaling

Mindy Kaling (Foto: Getty Images/Guliver)

Mindy Kaling: Veshja e verdhë e ndritshme e Kaling nuk arriti të marrë vëmendjen nga aksesorët e saj të diamantit prej një milion dollarësh nga koleksioni Haute Joaillerie.

Charlize Theron

Charlize Theron (Foto: Variety)

Charlize Theron: Biondja kishte një varëse me 165 diamante të vendosura në platin nga Tiffany & Co që kishin çmimin mbi pesë milionë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version