Site icon Telegrafi

Bitcoin Cash pas dy muajve arrin pikën më të lartë të vlerës

Çmimi i kriptovalutës Bitcoin Cash u rrit me 11 për qind, duke e dërguar vlerën në pikën më të lartë që prej dy muajsh.

Sipas CoinMarketCap, monedha është rritur me 30 për qind që nga dita e diel dhe është këmbyer me 621 dollarë dhe kështu Bitcoin Cash është monedha e katërt më e madhe për nga vlera e tregut duke u renditur pas Bitcoin, Ethereum dhe Ripple, përcjell Telegrafi.

Rritja vjen në një kohë kur Bitcoin Cash përgatitet për një ndarje më 15 nëntor ku do të krijohen Bitcoin ABC dhe Bitcoin SV.

Në këto momente vlera totale e të gjitha kriptovalutave është 216.77 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version