Site icon Telegrafi

Bitcoin bie në pikën më të ulët që prej një muaji

Bitcoin ra në pikën më të ulët që prej një muaji pasi Google bëri të ditur se do të ndalonte reklamimin i cili promovon kriptovalutat dhe Ofertat Fillestare të Monedhave.

Kriptovaluta më e madhe në botë, sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, brenda 24 orëve ra me 6.04 për qind në 8,253.61 dollarë, pika më ulët që nga 12 shkurti, kur Google tha të mërkurën se ndalimi hyn në fuqi në qershor.

Facebook, rivali numër një i Google në reklamim ndaloi këto reklama në janar.

Në raportin vjetor të reklamave të këqija Google zbuloi analizën ndaj disa prej reklamave mashtruese dhe kontroverse që qarkulluan në rrjetin e saj.

Megjithatë udhëzimet nga autoritetet rregullatorë për tregun e kriptovalutave ende mungojë edhe kësaj dite pavarësisht tentativave të shumta në këtë drejtim. /Telegrafi/

Exit mobile version