Telegrafi

“Bismilah” – çeçenët luftojnë në Bakhmut në anën e ukrainasve, shkrepin armët “RPG”

Një video e publikuar nga mediumi Nexta tregon një grup të vullnetarëve çeçenë duke luftuar në anën e Forcave të Armatosura të Ukrainës pranë qytetit Bakhmut.

Luftimet janë duke vazhduar në Bakhmut nga ku forcat ruse po tentojnë ta marrin rajonin, transmeton Telegrafi.

Në video luftëtarët çeçenë mund të shihen derisa shkrepnin armët e tyre “RPG”, dhe pranë tyre gjendet një strehë. Njëri prej tyre në video dëgjohet duke thënë bismilah.

Sipas Nexta-s, në total, pesë batalione vullnetare çeçene po luftojnë për Ukrainën.

“Vullnetarët çeçenë po luftojnë në anën e Forcave të Armatosura të #Ukrainës pranë Bakhmut. Rusët po i pret një surprizë e keqe”, thuhet në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/