Telegrafi

Bislimi i LVV-së: Kujtim Shala më tha se nuk kemi zgjidhje tjetër, veçse t’ua japim pozitat e kryeparlamentarit dhe presidentit

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi thotë se ishte Kujtim Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ai që i kishte thënë se nuk kanë zgjidhje tjetër përveç t’ia japin LDK-së, pozitën e  kryeparlamentarit dhe Presidentit.

Bislimi tha se kjo i kishte shtyrë ata të propozojnë Glauk Konjufcën, për pozitën e kryeparlamentarit dhe se Shala këto fjalë nuk i kishte thënë gjatë negociatave.

“Një deputet më ka thënë se nuk do të keni zgjedhje tjetër, pos të na jepni Kryeparlamentarin dhe Presidentin. Nuk është vetëm një deputet, por është fjala për Kujtim Shalën. Nuk është thjesht një deputet. Kjo na ka shtyrë të bëjmë propozimin e Glauk Konjufcës”, tha Bislimi.

Nënkryetari i LVV-së tha në Pressing se në ditën e konsituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kishin mundësi tjetër sepse, sipas tij nëse do ta propozonin dikë nga LDK-ja, deputetët e LDK-së nuk do ta votonin.

 “Ne s’kishim opsione tjera, sepse po nëse do ta propozonim dikë të LDK’së, LDK’ja nuk do ta votonte”, është shprehur Bislimi. /Telegrafi/