Site icon Telegrafi

Bislimi udhëton në Bruksel, do të takohet me Lajçakun

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell tha të hënën se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, do të jetë në Bruksel sonte për të biseduar për çështjen e targave dhe çështje tjera.

Pas kësaj, nisjen e Bislimit për në Bruksel për Telegrafin e ka bërë të ditur Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Bislimi.

Bislimi pritet që të takohet me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ndërsa Borrell theksoi se 21 nëntori nuk duhet t’i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat, ose, “do të kemi situatë të rrezikshme”.

Ai tha se po ashtu pritet të ketë bisedime edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

“Jemi duke u përballur me krizën më serioze në dhjetë vjetët e fundit dhe të dyja palët duhet që urgjentisht të tregojnë gatishmëri për uljen e tensioneve”, tha në një konferenë për media, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel./Telegrafi/

Exit mobile version