Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të hënën është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në këtë takim në Vjenë, Bislimi thotë se ka trajtuar temën e pasaportave të Serbisë që janë dhënë për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.
Ai ka shprehur shqetësimin për propozimin e heqjes së vizave për këto pasaporta.
Këtë Bislimi e konsideron të paligjshme, duke paralajmëruar se kjo gjë mund të këtë ndikime të dëmshme në procesin e dialogut dhe më gjerë në rrugëtimin evropian të Kosovës.
Pos kësaj, zv/kyreministri thotë se ka biseduar edhe për tema për dialogun, duke e quajur si takim të ftytshëm.
“Diskutimet me Emisarin Lajçak në Vjenë kanë qenë të frytshme dhe kanë përfshirë tematika që lidhen ngushtë me përparimin e dialogut. Veçanërisht, bëmë një vlerësim të udhërrëfyesit për energjinë dhe çështjet e lëvizjes të lira, përfshirë edhe kërkesën e Beogradit për tërheqjen nga marrëveshjet ekzistuese”.
“Nuk mund të injorojmë nevojën për zbatimin e shpejtë dhe të pa kushtëzuar të Marrëveshjes Bazë në të gjitha aspektet e saj. Por, duhet të vërehet me kujdes se çdo propozim për njohjen e pasaportave KU të lëshuara në mënyrë të paligjshme nga Serbia mund të ketë një ndikim të dëmshëm në rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian dhe të shkaktojë pasoja negative për procesin e dialogut,” ka thënë Bislimi.
Ndërsa Lajçak pas takimit ka potencuar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është urgjent.
“Para Forumit Botëror Ekonomik në Davos jam takuar me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të diskutuar për një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Jemi pajtuar që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
Takimi i tyre është realizuar para fillimit të Forumit Ekonomik Botëror, ku po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti./Telegrafi/
1/2 Met today in Vienna w/EUSR Lajcak to discuss dialogue related issues. Talked about the need for full & swift implementation of the energy roadmap & issues regarding freedom of movement, to Belgrade’s letter of withdrawal from the agreement. pic.twitter.com/H1SlIdftSZ
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) January 15, 2024