Site icon Telegrafi

Bislimi pas takimit me Lajçakun: Insistojmë në barazi të palëve në dialog

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar sot në Brukesl me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Temë diskutimi në takimin mes tyre ishte përgatitja e mbajtjes së takimit në nivel të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Bislimi ka thënë se Kosova mbetet konstruktive dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog.

“Bisedimet për procesin e dialogut sot para takimit të nivelit të lartë javën e ardhshme. Kosova mbetet konstruktiv dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog. Marrëveshja bazike duhet të zbatohet në tërësi dhe pa vonesë. Plani i renditjes së drejtë dhe i balancuar është thelbësor”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”. /Telegrafi/

Exit mobile version