Site icon Telegrafi

Bislimi: Mbrëmë u takuam me delegacionin gjerman, diskutuam për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se së bashku me kryetarin e partisë, Albin Kurti janë takuar mbrëmë me deputetët gjerman që po qëndrojnë në vend për të diskutuar për koalicionin LVV – LDK.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bislimi ka shkruar se bashkë me Kurtin mbrëmë janë takuar në rezidencën gjermane, me Peter Bayer dhe Christian Schmidt.

“Bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, mbrëmë në rezidencën gjermane patëm një takim shumë konstruktiv me deputetët e Bundestagut Gjerman dhe anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, z. Peter Bayer dhe z. Christian Shmidt si dhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt”, thotë Bislimi.

Postimi i plotë:

Bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, mbrëmë në rezidencën gjermane patëm një takim shumë konstruktiv me deputetët e Bundestagut Gjerman dhe anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, z. Peter Bayer dhe z. Christian Shmidt si dhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt. Gjatë takimit, deputetët u interesuan për mbarëvajtjen e bisedimeve rreth formimit të qeverisë së re të Kosovës, elementet kryesore të dakorduara në programin qeverisës si dhe për arsyet dhe pasojat eventuale nga ngecjet momentale në këtë proces. U potencua nga të dy palët rëndësia që ka finalizimi i suksesshëm i negociatave, në mënyrë që vullneti i shumëpërmendur i qytetarëve për ndryshim rrënjësor, në asnjë rrethanë të mos vihet në pikëpyetje. /Telegrafi/

Exit mobile version