Site icon Telegrafi

Bislimi i LDK-së reagon ndaj deklaratës së Lajçakut për Marrëveshjen e Washingtonit

Një ditë pas vizitës në Kosovë, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar për mediat ndërkombëtare se Marrëveshja e Washingtonit nuk përfaqëson asgjë dhe vetëm dialogu i BE-së ka legjitimitet ndërkombëtar. Lidhur me këtë ka reaguar zyrtari i LDK-së, Faton Bislimi.

Në një shkrim në Facebook, ka thënë se këto deklarata shpërfaqin pikërisht inferioritetin e madh që Lajçak ndjen ndaj SHBA-ve, dhe përçmimin që ia bënë Kosovës për shkak të besimit me të madh.

“Kush më shumë se SHBA-të i japin legjitimet ndërkombëtar dialogut dhe marrëveshjes finale? A ishte Lajçak apo amerikani Palmer që takoi lidershipin politik të Kosovës duke perfshirë opozitën? Cili tregoi përkushtim më të madh dhe korrektësi më të lartë ndaj Kosovës?”.

Lexo po ashtu Lajçak: Marrëveshja e Uashingtonit nuk përfaqëson asgjë, vetëm dialogu evropian ka legjitimitet ndërkombëtar

E dyta, a është BE që ende si e tillë nuk e ka njoftë Kosovën sovrane dhe në selinë e vet, ku e ka zyrën Lajçak nuk zë vend askund flamuri shtetëror i Kosovës as edhe kur qeveritarët tanë janë të pranishëm aty? Apo, a ka ndodhë ndonjëherë që në takime të tilla në Ëashington të mungojë flamuri i Kosovës?!

E treat, sa njohje ia ka sjellë Republikës së Kosovës BE, kur dihet se as vendi i vet Lajçakut (Sllovakia) nuk e njeh Kosovën, e sa SHBA-të”, u shpreh ai.

Bislimi konsideron se nuk ka dhe asnjëherë s’ka pasur marrëveshje të mira për Kosovën pa SHBA-të, i pëlqeu kjo ose jo Lajçakut dhe krejt BE-së!

“Marrëveshja e Washingtonit është mirëpritur edhe nga Administrata Biden dhe si e tillë mbetet pjesë përbërëse e angazhimit amerikan në procesin e dialogut”, ka shkruar Bislimi në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version