Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova gëzon marrëdhënie të shkëlqyera me Finlandën dhe Irlandën.
Bislimi në konferencë për media pas takimit me delegacionin nga Finlanda dhe Irlanda, ka deklaruar se shpreson në mbështetje të tyre për heqjen e vizave dhe anëtarësimin në NATO.
“Marrëdhëniet tona bilaterale me këto shtete po forcohen dita e ditë Orientimi ynë properëndimor na sjell më afër me njëri-tjetrin Vlerësojmë mbështetjen e tyre drejt liberalizimit të vizave, integrimit evropian, anëtarësimit në Këshillin Evropian dhe NATO”, ka thënë Bislimi.
Ai ka deklaruar se shpreson që anëtarësimi i Finlandës në NATO të përfundoj me sukses dhe të pasoj pastaj me anëtarësimin e Kosovës.
Bislimi ka kërkuar nga këto dy shtete që bashkëpunimi të jetë edhe ekonomik, për të cilën tha se do të jetë në të mirë të tria shteteve.“
Kemi shprehur gatishmërinë të strehojmë 5000 refugjatë nga Ukraina. Folëm edhe për të arriturat e Kosovës për marrëveshjen e Stabilizim Asocim. Marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e Irlandës dhe Finlandës duhet të forcohen edhe në aspektin ekonomik. Ndërveprimi ekonomik do të sjellë benefite si për Kosovën po ashtu edhe për Finlandën dhe Irlandën”, tha tutje Bislimi. /Telegrafi/