Pas vendimit të BE-së që t’ia ndajë Ukrainës një pako ndihme prej 50 miliardë eurosh, ka reaguar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Bislimi i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të jetë forcë shtytëse për Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar që të vendet evropiane të jenë unike si në rastin e Ukrainës.
Ai ka thënë se sigurimi i financave për Planin e Rritjes të Ballkanit Perëndimor është hap i madh drejt integrimit.
“Vendimi i sotëm Këshillit të BE-së tregon rëndësinë e unitetit dhe bashkësisë. Të njëjtat parime morale që duhet të jenë forca shtytëse edhe për Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuptim, sigurimi i financave për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, është një hap i madh drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Bislimi. /Telegrafi/
Today's #EUCO decision indicates the importance of unity & togetherness. Same moral principles that should be a driving force also for the WB. In this sense, providing of finances for the #WesternBalkans Growth Plan, is a major step towards 🇪🇺 integration.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) February 1, 2024