Site icon Telegrafi

Bislimi me ekip raportojnë në Bruksel për zbatueshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialog

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në Bruksel ka raportuar Besnik Bislimi dhe ekipi i tij.

Lajçak përmes një postim në twitter thotë se Bislimi prezantoi nivelin e zbatimit të marrëveshjeje të arritura në dialogun e Brukselit.

“Sot mbajtëm një takim të Grupit të Veçantë për Normalizim në kuadër të MSA-së për Kosovën. Ishte një mundësi e mirë për t’iu dhënë shteteve anëtare të BE-së një pasqyrë se në çfarë niveli Kosova ka zbatuar marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut. Falënderoj zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe ekipin e tij për prezantimet e tyre”, ka shkruar Lajçak./Telegrafi/

 

Exit mobile version