Ish-deputeti, Safet Bishevac, për TV24, tha se tani shoqëria jonë po lufton me “gruevizmin”, domethënë me atë lloj qeverisje të krijuar nga qeveria e mëparshme.
Ai tha se presidenti Gjorge Ivanov, do të përgjigjet për mosnënshkrimin e dekretit të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mosnënshtrimi i ligjit të shpallur për herë të dytë është një krim dhe për këtë Ivanov do të përgjigjet. Sot ose nesër do të përgjigjet. Por publikimi i ligjit në Gazetën Zyrtare pa respektuar atë që është përcaktuar me Kushtetutë dhe ligj nuk duhet të ndodhë. Kur do të ndryshohet kryetari në zgjedhje, kryetari tjetër mund ta nënshkruajë ligjin. Ivanov është një figurë politike krejtësisht e parëndësishme. Përpjekja për të amnistuar kriminelët më të mëdhenj nga Ivanovi është një krim, është një përpjekje për të shpëtuar familjen, jo vetëm të Gruevskit. Shoqëria jonë po lufton tani me gruevizmin. Tashmë, edhe struktura qeverisëse po tregon disa elemente të sundimit të Nikolla Gruevskit”, thotë Bishevac. /Telegrafi/