“US Specialty Vehicles” është një prodhues amerikan që sjell stilin e veturave të luftës në rrugë.
Krijimi i fundit i tyre është “Rhino XT”, një Jeep Wrangler Unlimited i modifikuar me pamje “të egër”.
“Rhino XT” nuk ngjan në një Wrangler, fal pamjes agresive që ka.
Brenda automobilit, interieri është tërësisht i përbërë nga lëkura dhe ka disa kamera për pamje prapa.
“Rhino XT” ka motor 3.6-litër V6 me 285 kuajfuqi.
Kompania kësaj veture i ka vënë çmimin 75 mijë dollarë.