Site icon Telegrafi

Bisedohet për ribashkimin e Pussycat Dolls

Vajzat e ish-pop grupit të famshëm amerikan, “Pussycat Dolls”, mund të bëhen bashkë sërish.

Ish-anëtarja Carmit Bachar ka deklaruar se ribashkimi është diskutuar dhe ka qenë alternativë, por të bësh gjashtë vajza në një mendje është e vështirë.

“Kurrë mos thuaj kurrë. Sinqerisht mendoj se një ditë ribashkimi mund të ndodhë. Kemi folur për këtë gjë edhe më parë, erdhëm në një pikë kur u duk sikur diçka do të ndodhte në këtë drejtim, por nuk funksionoi plotësisht në atë kohë”, ka thënë ajo, transmeton Top Channel.

Carmit ka hedhur poshtë fjalët se ka pasur konflikte me ndonjërën prej pjesëtareve të grupit, përfshirë edhe Nicole Scherzinger.

Gjithashtu, ajo është shprehur se grupet e kanë të vështirë të funksionojnë për shumë kohë, “sepse është sikurse të jesh në një marrëdhënie”.

“Njerëzit rriten, ndryshojnë dhe pastaj filloni të ndjeheni të lodhur nga njëri-tjetri”, ka shtuar Bachar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version