Site icon Telegrafi

Bisedimet e tregtisë së Brexit: Britania dhe BE ‘do të ecin tutje’ me bisedime, në përpjekje për të rënë dakord mbi marrëveshjen

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të vazhdojnë bisedimet tregtare “pas Brexit”.

Një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga kryeministri britanik, Boris Johnson dhe nga Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se bisedimet mes të dyja palëve pas Brexit-it do të vazhdojnë më tutje, transmeton Telegrafi.

“Ne patëm një telefonatë të dobishme këtë mëngjes”, sipas deklaratës.

“Megjithë rraskapitjen pas pothuajse një viti negociatash, pavarësisht nga fakti se afatet janë humbur pa pushim, ne mendojmë se është përgjegjëse në këtë pikë të shkojmë më tej”, thuhet në njoftim.

“Ne i kemi mandatuar negociatorët tanë për të vazhduar bisedimet dhe për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje në këtë fazë të vonë”, bazuar në deklaratën e përbashkët.

Ndërkohë, Von der Leyen shtoi se negociatorët do të vazhdojnë punën në Bruksel. /Telegrafi/

Exit mobile version