Telegrafi

Bisedime për rinovime te Arsenali

Arsenali është duke planifikuar që të nisë bisedimet për rinovimin e kontratave të disa lojtarëve.

Daily Telegraph raporton se Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil janë prioritet i shefave të klubit, pasi nuk duan të lejojnë largimin eventual të tyre.

Lexo po ashtu Alexis beson se është në nivel me Messin dhe Ronaldon

Nga ana tjetër, Jack Wilshere, Kieran Gibbs dhe Alex Oxlade-Chamberlain, janë akoma në pritje të informatave nga krerët e klubit.

Duket se ata po hezitojnë të negociojnë për zgjatjen e kontratave të këtyre lojtarëve.

Ndryshe, në katër javët e para të Ligës Premier, Arsenali ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe një humbje. /Telegrafi/