Është publikuar e plotë biseda mes deputetit Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqit, ku flasin për “aferën e rregullimit të vizave”.
Biseda është e gjatë mbi 22 minuta, përcjellë Gazeta NewBorn, ku protagonist janë Milaim Zeka e Ilir Krasniqi.
Zeka, ndër tjerash i tregon Krasniqit se si një i afërt i tij është zotuar se do të ketë probleme me atë.
“Zhilivoda hiq ma larg se pardje me ka thanë për ty se pa ja q** me nanë e me babë Ilir Krasniqit nuk kame lanë”, dëgjohet në incizimin e Zekës.
Madje në një moment, Zeka i thotë: “A e din bre çka më ka thënë Ismet Bexheti dhe Cima për ty, kur i ke thirrë herën fundit. Që ti i ke thirr në koncert, nuk iu ke pagu pare dhe i ke lënë rrugëve. Dhe për këtë punë e kam dëshmitar edhe Donin”.
Por Krasniqi e mohon një akuzë të tillë: “Zotit shyqyr, Ismeti i ka marrë 1000 euro. Ju ka pagu hoteli, me kartë ia kam pagu hotelin, edhe Cimës edhe Ismetit”.
Zeka gjithashtu në një moment i thotë Krasniqit se ai ia ka rreziku jetën atij dhe familjes së tij, pasi që sipas Zekajt, njerëzit i kanë thënë atij se “kanë me e vra” për shkak se Krasniqi u ka thënë se Zeka ua ka marrë paratë.
Se për çka tjetër flasin ata mes tyre, dëgjojeni më poshtë.