Telegrafi

Bionde platini: Edicioni magjepsës i Kim Kardashian për markën e modës ku është fytyra reklamuese

(Foto: Instagram/marcjacobs)

Kim Kardashian ka pozuar si një bionde platini në fushatën e re të modës për vitin 2023 të brendit Marc Jacobs.

Ajo ka ndryshuar disa veshje për të prezantuar koleksionin më të fundit të markës së famshme të modës, ku është fytyra reklamuese.

Lexo po ashtu Kim Kardashian prezanton sutjenat e reja që kërkojnë guxim për t'u bartur

Koleksionet luksoze që veshi 43-vjeçarja, fillimisht u projektuan për pasarelë, ndërsa tani janë ridizajnuar për veshje të përditshme.

Motra më e famshme e klanit Kardashian/Jenner ka pozuar me korse, xhinse dhe një xhaketë bomber argjendi, ndërsa stilimin e ka kompletuar me doreza dhe stoli efektive.

Lexo po ashtu Kim Kardashian zbulon gjënë më të çuditshme që ka vendosur në fytyrë

Flokët e bukur platini iu përshtatën shumë edhe kësaj radhe dhe i dhanë një prekje të habitshme veshjes me tone neutrale.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes Kim Kardashian dhe brendit ‘Marc Jacobs’, duke qenë se ajo u shfaq në fotografitë promovuese të kësaj marke në gusht të këtij viti. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/marcjacobs)