Site icon Telegrafi

Binjakët e lindur të ngjitur për koke, do të bëjnë jetë të pavarur pas operimit (Video)

Pushpanjali Kanhar nga Orrisa e Indisë, është tronditur kur lindi binjakët që ishin të ngjitur për koke.

Dhimbja saj ishte edhe më e madhe, kur shihte Honey dhe Singh që vuanin nga probleme të vazhdueshme në çdo aspekt, ndërsa ata nuk kishin mundësi ekonomike që t’i dërgonin për operim, transmeton Telegrafi.

Por, një ekip mjekësh nga New Delhi kanë vendosur t’i operojnë falas, fëmijët që kanë të përbashkët vetëm një pjesë të kores së kokës.

Ata i janë nënshtruar të gjitha kontrolleve, ndërsa pas intervenimit që do të bëhet se shpejti, pritet të bëjnë jetë të pavarur. /Telegrafi/

https://youtu.be/odFHOFauY5Q

Exit mobile version