Një intervistë e dhënë nga vëllezërit Aliu, Gramozi dhe Getoari të njohur në publik si Mozzik dhe Getinjo ku kishin treguar për fillimet e karrierës që sipas tyre e kishin të vështirë pasi askush nuk u doli në ndihmë, nxiti reagimin e njërit nga producentët e parë që kishte punuar me reperët.
Bëhet fjalë për producentin ferizajas Bini Nebihu, i cili përmes rrjeteve sociale shpërthej kundër vëllezërve të famshëm duke i përmendur ndihmat që i ka bërë ai atyre.
Mes tjerash Nebihu ka thënë se ai i ka nxjerr nga rruga dhe madje i ka dërguar para Getinjos, kur ky i fundit ishte në burg, transmeton Telegrafi.
Reagimi i menjëhershëm erdhi nga Getinjo, i cili po ashtu përmes rrjeteve sociale pranoi se kishte vështirësi financiare por që sot gëzon suksesin që e meriton dhe e ka krijuar me mund./Telegrafi/