Telegrafi

BimBimma tregon se çfarë imazhi marrin sytë pas përdorimit të çdo lloji të drogave (Foto)

Reperi BimBimma vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga publiku për këngët dhe tekstet e tij.

Ai njihet si një prej tekstshkruesve më pa komplekse, gjersa në këngët e tij u ka kënduar shumë fenomeneve dhe ngjarjeve që ndodhin në jetën reale.

Lexo po ashtu Diplomon BimBimma, tashmë zyrtarisht Bachelor i Psikologjisë (Foto)

“E dua barin” është kënga e tij e cila bëri bujë të madhe në kohën kur u publikua, e cila bëri edhe fansat të dyshojnë në dashurinë e reperit për ‘barin’.

Megjithatë, BimBimma në këngët e tij ka transmetuar gjithnjë mesazhe sensibilizuese, dhe normalisht largimi nga droga është një prej temave që artistët kanë në fokus, dhe mundohen ta përçojnë tek publiku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi në lnstagram Story, ku shfaqet një kolazh me disa imazhe të syve pas përdorimit të disa lloje drogash.

Sipër fotografisë, ai ka shfaqur edhe një ikonë qesharake, çka tregon se i ka marrë me të qeshura imazhet të cilat i ka publikuar, që në fakt tregojnë se si bëhen sytë e njeriut pas përdorimit të çdo lloj droge. /Telegrafi/