Telegrafi

BimBimma me super projekt, Granit Xhaka dhe Shpend Ahmeti në “Shqipet Nalt” (Video)

BimBimma ka lansuar projektin e ri që titullohet “Shqipet Nalt”, një super videoklip ky.

Reperi i PINT ka publikuar pas shumë kohësh një projekt të ri, dhe ai është një konstelacion patriotik.

Në videoklip marrin pjesë shumë fytyra të njohura të skenës, por protagonistë janë Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Muzika është punuar nga Nin2Music dhe video nga By us for Us.

BimBimma së shpejti publikon albumin e ri që do ta promovojë me një turne anë e mbanë vendit. /Telegrafi/