Site icon Telegrafi

BimBimma: Sa më shumë po i njoh njerëzit, aq më shumë po i dua kafshët

Foto: BimBimma/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, është shumë i pëlqyer dhe i ndjekur nga fansat e tij në rrjetet sociale.

Ai ndan herë pas here me ndjekësit fotografi nga përditshmëria e tij apo aktivitetet muzikore.

Reperi nga Prishtina ka treguar gjithonë se është një dashamirës i kafshëve dhe ka disa qenë, për të cilët ai kujdeset.

BimBimma thotë se afrimiteti me kafshët bëhet edhe më i madh, kur njihet nga afër me njerëzit e këqinj.

Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej i shtrirë përkrah qenit të tij.

“Sa më shumë po i njoh njerëzit, qaq më shumë po i dua kafshët”, kanë qenë fjalët e reperit në Instagram.

BimBimma përndryshe po vazhdon të shijojë susesin e projektit të tij më të fundit muzikor, “Edhe sa?”, që është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version