Site icon Telegrafi

BimBimma pranon ftesën për ‘betejë’ në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nuk shfaqet Fero

BimBimma (Foto: Instagram)

Pas ftesës për ‘betejë hip-hopi’ nga reperi Fero, njëri nga reperët shqiptar e ka pranuar atë në mënyrë mjaft paqësore.

Bëhet fjalë për artistin BimBimma, i cili kohëve të fundit ka pasur edhe replika të ndryshme ndaj reperit, në rrjetet sociale.

Pas kësaj, BimBimma i kishte caktuar një javë kohë reperit, që të takoheshin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të zhvilluar betejën.

BimBimma (Foto: Instagram/artistet_shqiptare)

Në një prononcim për gazetën Telegrafi, reperi ka treguar se ka pranuar ftesën e reperit me prejardhje nga Gjilani.

Ndërkaq, në mesin e disa emrave të famshëm të estradës shqiptare, ishte Bim ai që kishte pranuar, por që në vend të ngjarjes nuk ishte parë Fero.

Po ashtu, në një postim në rrjetin social Instagram, artisti ka shpërndarë një video ndërsa shihet i vetëm, pa rivalin e tij.

Krijuesi i hitit “Zani i Skamjes” po ashtu ka publikuar një ‘freestyle’ në të cilën i replikën edhe njëherë Feros, në të cilën përdor edhe tekst eksplicit.

Krejt kjo, ka ndodhur ditëve të fundit, ndërsa Fero dëshironte t’i sfidonte reperët shqiptar në zhanrin hip-hop. /Telegrafi/

Exit mobile version