Telegrafi

BimBimma po bashkëpunon me Elinelin për këngën e re

BimBimma (Foto: Instagram/nrbim)

Reperët shqiptarë, BimBimma dhe Elinel, duket se kanë bashkuar forcat për projektin e ri. Ata janë duke punuar në këngën e re që pritet të prezantohet shumë shpejt para fansave të tyre.

Kjo u bë e ditur nga vet reperi BimBimma, i cili ka sjellë në Instagram një pjesë të shkurtër, duke e zbuluar edhe emrin e këngës, e cila do titullohet “Ç’a ka risi”.

Elinel gjatë këtij viti ka publikuar disa projekte në kuadër të albumit të tij, ndërsa BimBimma në fillim të këtij muaji publikoi librin me përmbledhje “PO E ZI”.

Sa u përket projekteve muzikore, e fundit këngë e lansuar nga BimBimma është “Reality Check” në bashkëpunim me DOZA.

Këtë herë presim të shohim se çfarë befasie kanë përgatitur dy yjet e hip-hopit për publikun. /Telegrafi/