Rep-artisti i njohur i estradës shqiptare, BimBimm, që një kohë të gjatë qëndron aktiv në tregun muzikor.
Që nga koha kur kishte qenë pjesë e grupit NR, ai kishte dëshmuar se do të ketë një vend të veçantë në historinë e hip-hipit.
Sidoqoftë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka të gatshëm projektin e radhës.
„Fytyrat“ titullohet kënga, e cila do të publikohet gjatë kësaj të premte në platformat digjitale.
Reri kohëve të fundit është bërë pjesë e faqeve rozë për shkak të përleshjes fizike me artistin nga Gjilani, Fero.
Vlen të përmendet se „Besa Besë“ titullohet projekti i tij i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Nushin. /Telegrafi/