Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, po mbështet protestën e organizuar në Tiranë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.
Ai nëpërmjet disa fotografive të publikuara në InstaStory, ka bërë thirrje që të respektohen të drejtat e kafshëve, ndërsa ka denoncuar rastet e keqtrajtimit të tyre.
Në një fotografi të posterit marshues të ndarë me ndjekësit në InstaStory, BimBimma shkruan se kultura e një populli vërehet te mënyra se si i trajtojnë kafshët.
“Kultura e një populli shihet te mënyra qysh i trajtojnë kafshët”, ka shkruar ai.
Tutje, reperi cek se ekzistenca e jetëve të kujtdo qoftë, nuk është diçka që njeriu duhet ta përcaktojë.
“Asnjë krijese nuk i duhet leje nga ne për të jetuar”, ka shkruar reperi në postimin e dytë.
Ndërkohë një iniciative të tillë i janë bashkuar emra të shumtë nga fusha e artit, ndër to edhe këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima. /Telegrafi/