Telegrafi

BimBimma krahas yjeve botërore në MTV (Foto)

Ai është një prej rep këngëtarëve më të mirë shqiptarë dhe tekst shkruesve të shumë hiteve.

Bëhet fjalë për BimBiman, i cili është në prag të publikimit të projektit më të madh muzikor personal.

Në fakt, kënga e re e këngëtarit është bërë edhe lajm edhe në mediat botërore, përkatësisht edhe në televizionin më të madh të muzikës MTV.

Lexo po ashtu BimBimma sjell së shpejti “7/IV”, projektin e veçantë dedikuar babait (Foto/Video)

Bima është bërë pjesë e ueb-faqes zyrtare të “MTV Artists”, ku mund të gjeni pothuajse të gjitha krijimet e reperit si dhe një pjesë të biografisë.

Së fundmi, BimBimma ka zbuluar për Telegrafin se është në përgatitje të projektit më të veçantë të karrierës së tij.

Shumë shpejt ai do të publikojë baladën e tij më të re e cila mban titullin “7/IV”, projekt të cilin ia dedikon babait të tij të ndjerë.

Vlen të theksohet se deri më tani është i vetmi reper shqiptar që ka arritur një sukses të tillë. /Telegrafi/