Telegrafi

BimBimma i jep fund beqarisë, dedikim romantik personit të zemrës: Me ty, përjetë e në përjetësi

Reperi Burim Kurhasani, i njohur si BimBimma ka konfirmuar kurorëzimin e dashurisë me vajzën, të cilën tash e sa kohë është në lidhje.

Ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaq dorën e tij bashkëngjtiur me atë të personit të zemrës, dhe unazat që shkëlqejnë në gishtërinjtë e tyre.

Në mbishkrimin e fotografisë, BimBimma ka bërë një dedikim romantik për këtë datë kaq të rëndësishme.

“Mendoja se s’do e gjeja kurrë dikë të çmendur sa jam i çmendur për gjithë jetën time. Përjetë e n’përjetësi! InshaAllah”, janë fjalët e reperit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Një konfirmim për kurorëzimin e dashurisë së tyre e ka dhënë edhe motra e reperit, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Nuk mund të qëndroj e qetë, vëllai im po martohet”, shkruhej në fotografinë e publikuar.

Ndryshe, çifti në fjalë nuk kanë zbuluar nëse do bëjnë dasmë me këtë rast. /Telegrafi/