Reperët e njohur të skenës shqiptare, BimBimma dhe Nushi, duket se kanë bashkuar forcat për një projekt muzikor.
Lajmi u bë i ditur nga vet reperët, të cilët kanë publikuar pjesë nga kënga e tyre në rrjetet sociale.
Nga studio muzikore, dyshja shfaqen duke interpretuar projektin e ri i cili pritet të prezantohet së shpejti para publikut.
“Kam qenë gjithë, e jam shqipe për jetë”, ka qenë përshkrimi i videos referuar një fraze të këngës së tyre.
Përveç kësaj, vëmendje rrëmbeu edhe komenti i Nushit, i cili shkruante në hapësirën për komente: “Kur me lëshu Bimm?”.
Reagimet e fansave në anën tjetër ishin të menjëhershme dhe pozitive që duket se mezi po presin për bashkëpunimin e tyre.
Ky është bashkëpunimi i parë i reperëve në fjalë, i cili besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku e fansat e dyshes. /Telegrafi/